Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme. Vranësirat më të shtuara do të jenë në perëndim të vendit, ku pritet të ketë edhe reshje lokale. Në orët e mbrëmjes reshjet pritet të shtrihen edhe në disa zona të tjera të vendit. Ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Era do të fryjë nga jugu dhe jugperëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-59 km/h.

Temperaturat do të mbesin të larta për këtë periudhë kohore, me minimale do të lëvizin prej 4 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 20°C. 

Related Articles