Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira të ulëta dhe intervale të shkurta me diell, sidomos pasdite.
Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, ndërsa në mbrëmje pritet gradualisht kthjellim i motit.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 13 deri në 30 kilometra në orë.
Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të luhaten prej 1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 6.