Për sot parashikohet të mbajë mot vranësira dhe intervale me diell, ku gjatë orëve të vona të pasdites dhe në mbrëmje, pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara mund të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 15 deri në 38 kilometra në orë, sipas parashikimeve nga Meteo Kosova, përcjellë Gazeta Enigma.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 22.