Për sot parashikohet të mbajë mot me diell e vranësira gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit pritet lokalisht të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme dhe kryesisht e lehtë, me shpejtësi prej 5 deri në 17 kilometra në orë.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej minus 1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 8 gradë. /MeteoKosova