Të martën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit si dhe në mëngjes të ketë reshje të pakta lokale shiu. Dita do të vijojë me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa në zonat malore pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht në perëndim të vendit.
Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 19°C. /MeteoKosova