Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në orët e mëngjesit, më pas menjëherë priten vranësira të shpeshta për në orët vijuese të ditës, duke mos përjashtuar mundësinë për ndonjë reshje të izoluar dhe afatshkurtër në zona të caktuara, transmeton Gazeta Enigma.
Sipas Meteo Kosova era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 8-32 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18°C. /Gazeta Enigma
