Pasditen e sotme pritet të ndryshojë moti në vendin tonë dhe në Ballkan.
MeteoBallkan, shkruan se përkundër nxehtësisë së madhe sot në disa rajone ka zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut dhe për momentin ato shtrihen që nga veriu i Greqisë, përmes juglindjes së Shqipërisë, perëndimit të Maqedonisë së Veriut, veriperëndimit të Kosoves, Malit të Zi dhe jugut të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Këto zhvillime janë të izoluara, por në zona të caktuara të fuqishme. Normalisht shumica absolute e territorit është pa reshje.
Sidoqoftë, gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes zhvillimet konvektive mund të zgjerohen drejt Kosoves duke kushtëzuar vetëtima, bubullima dhe ndonjë shtrëngatë të fuqishme lokale. Shtrëngatat zakonisht nuk zgjasin shumë dhe kalojnë shpejt. Reshjet nuk pritet të jenë gjithëpërfshirëse, por gjithsesi në këto raste duhet kujdes i shtuar deri të kalon shtrëngata eventuale. Zhvillime parashihen nga pjesët qendrore të Kosoves, pastaj në verilindje, juglindje etj, por siç ndodhë shpeshherë shtrëngatat e verës mund të jenë të paparashikueshme, prandaj ato mund të ndodhin kudo. Zhvillime parashihen edhe në territorin e Prishtinës e sidomos në rrethinë, por mbetet të shihet./MeteoBallkan