Teksa sot po festohet dita e 28 Nëntorit, në Prekaz disa qytetarë kanë vendosur që këtë ditë ta shënojnë me aktivitete të ndryshme.
Në Prekaz, aty ku shënohet ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, në Memorialin me po këtë emër, janë parë disa parashutistë me flamurin e Kosovës e Shqipërisë teksa po fluturonin në qiell.
Por edhe në tokë, një qytetar zgjodhi ta festojë në një mënyrë të veçantë. Ai u pa i veshur me veshje kombëtare teksa po kalëronte në afërsi të Kompleksit Adem Jashari në Prekaz.
Këto pamje duket se i ngjasonin personaliteteve historike që flijuan jetën e tyre në mënyrë që sot vendi të festojë i lirë e i pavarur, shkruan KP.