Leandro Paredes ka treguar një histori mes tij dhe Lionel Messi.
Respekti i Paredes për Messi është i madh, dhe kjo shihet edhe në deklaratat e tij të kohëpaskohshme, sidomos pas triumfit në Kupën e Amerikës.
Por, raportet e Messi dhe Paredes nuk janë zhvilluar vetëm te kombëtarja. Ata kanë qenë kundërshtar në nivel klubesh, para se të bashkoheshin te PSG.
Në ndeshjen e vitit 2021, Paredes kishte provokuar Messin dhe ky i fundit kishte humbur toruan.
“Ai u nervozua, sepse unë komentova diçka me shokët e mi dhe ai më dëgjoi, ai u nervozua. Ishte shumë nervoz. Më djallosi. Ishte keq. Donte të më vriste dhe unë doja të shkoja në shtëpi”, ka thënë Paredes.
Siç tregon Paredes, Messi më pas ishte bashkuar në kampin me Argjentinën dhe sillej sikur asgjë s’kishte ndodhur mes tyre.
Lojtarët kanë diskutuar për rastin në fjalë dhe kanë qeshur së bashku me tensionet e ndeshjes.