Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar me zhvillimet e fundit në vend, duke goditur kryeministrin Albin Kurti, për të cilin tha se ka sakrifikuar të tjerët për parime që nuk i ka pasur kurrë.
Bajrami ka përmendur grevën e minatorëve dhe çështjen e Asociacionit.
“E vërteta qëndron krejt ndryshe. Albin Kurti i ka sakrifiku të tjerët për parimet që nuk i ka pasë kurrë. Ka sakrifiku aktivistë të LVV-së, ka shpallë tradhtarë, ka mashtru 51% të votuesve në zgjedhjet e fundit. Ia ka humbur Kosovës disa vite dhe është kthyer jo në pikën zero, por diku nën të, në minus.
Minatorët janë në grevë urie që disa ditë, disa prej tyre tanimë në spital për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore dhe a e keni dëgju Kryeministrin të thotë një fjalë për ata? Ministrin e Ekonomisë – JO.
Të gjithë ne e dimë se sikur Albini të ishte në opozitë gjasat janë maksimale se ai do të ishte bashkangjitur grevës së minatorëve që disa ditë. Tani në pushtet “të majtit” janë kundër sindikatave, kundër punëtorëve të arsimit, kundër minatorëve dhe me politika populliste kundër qytetarëve të vendit.
Që po thuajse tri vjet në pushtet LVV ke arritur të realizojë të vetmin gjë që ka thanë nuk do ta bëjë kurrë ”ZAJEDNICËN””.