Trembëdhjetë persona, përfshirë dhjetë oficerë të Policisë franceze, kanë mbetur të lënduar nga një aksident zinxhiror i cili erdhi si pasojë e një ndjekje nëpër rrugët e Parisit, thanë autoritetet.
Shoferi refuzoi të ndalonte me kërkesë të policisë, duke shkaktuar një ndjekje që zgjati disa kilometra, tha zyra e prokurorit të Parisit.
Ndjekja përfundoi kur shoferi humbi kontrollin e BMW-së dhe u përplas në një shtyllë semafori, dhe dy automjete policie që ishin pas u përplasën me të, thanë prokurorët.
Gjithçka nisi rreth orës 5:45 të mëngjesit, kur një shofer kaloi në semafor të kuq dhe refuzoi të ndalonte në shenjën e policisë, konfirmoi policia.
Më pas tre automjete të policisë kanë nisur ndjekjen e mjetit, i cili ka zgjatur disa kilometra”, tha Prokuroria e Shtetit, duke shtuar se dyshohet se drejtuesi në momentin e ndjekjes ka qenë nën efektin e alkoolit apo drogës.
Ndjekja ka vazhduar në lagjen 15, ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një shtyllë semafori.
Një veturë e policisë u përplas në pjesën e pasme të veturës dhe një e dyta menjëherë pas kësaj u përplas me të parën.
Një dëshmitar i tha Le Parisien se ai fillimisht mendoi se “makinat e grumbulluara dhe të shtypura ishin pjesë e një seti filmi”.
Kamerat e sigurisë kapën oficerët e armatosur që dilnin nga automjeti pas përplasjes, duke tërhequr një pasagjer nga makina dhe duke e përplasur përtokë.
🔴 Un chauffard à bord d'une BMW volée a commis un refus d’obtempérer et causé un violent accident à l'issue d'une course poursuite dans Paris ce matin. Bilan : 11 blessés dont 8 policiers. @Valeurs pic.twitter.com/SQHWPQyAN7— Amaury Brelet (@AmauryBrelet) March 22, 2025