Parlamenti finlandez voton pro aplikimit në NATO

Parlamenti finlandez voton pro aplikimit në NATO

Me 188 vota pro nga deputët e parlamentit finlandez, tetë kundër dhe tre kanë abstenuar është aprovuar vendimi për të aplikuar në NATO.

Ky vendim po cilësohet si historik, e që do të thotë se presidenti dhe qeveria tanimë mund të ndërmarrin hapat për të kryer procesin e aplikimit zyrtar.

Të dielën, presidenti Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin njoftuan se Finlanda do të kërkojë të bashkohet me Aleancën. Çështja u zhvendos më pas në Parlament për një debat të gjatë që filloi të hënën dhe që pasoi me një votim.

Në total, 212 fjalime u mbajtën në Parlament gjatë seancës plenare që zgjati për 14 orë.

Këtë votim e quajti historik ish-kryeministri i Finlandës, Alexander Stubb, i cili edhe e bëri të ditur këtë lajm në Twitter.

Related Articles