Parlamenti i Sri Lankës sot nis procesin për të zgjedhur presidentin e ri

Parlamenti i Sri Lankës sot nis procesin për të zgjedhur presidentin e ri

Parlamenti i Sri Lankës pritet të mblidhet sot për të filluar procesin e zgjedhjes së një presidenti të ri. Ndrëkohë, një ngarkesë karburanti ka mbërritur në vendin e përfshirë nga kriza që pritet t’u japë pak lehtësi qytetarëve.

Dorëheqja e ish-presidentit Gotabaya Rajapaksa u pranua nga Parlamenti dje, pasi ai u arratis në Singapor për t’u shpëtuar protestuesve antiqeveritarë që kishin marrë rezidencën dhe zyrën e tij zyrtare.

Më shumë se 100 policë dhe anëtarë të shërbimeve të sigurisë u vendosën sot në rrugën që të çon në Parlament, duke ngritur barrikada për të parandaluar trazirat e mundshme.

Ligjvënësit pritet të zgjedhin një president të ri brenda një jave, ndërsa kryeministri Ranil Ëickremesinghe, aleat i Rajapaksës pritet të betohet si president i përkohshëm.

Ëickremesinghe, rrëzimin e të cilit po kërkojnë gjithashtu protestuesit, u zgjodh dje si kandidati presidencial i partisë në pushtet, duke rritur mundësinë e protestave të mëtejshme nëse zgjidhet.

Qytetarët kanë protestuar prej muajsh në Sri Lanka kundër situatës së rëndë ekonomike të vendit. Protestat u përshkallëzuan rreth një javë më parë kur qindra mijëra njerëz pushtuan ndërtesat qeveritare në Colombo, duke fajësuar familjen Rajapaksa dhe aleatët e saj për kërcimin në rritje të inflacionit, mungesat e ushqim bazë. 

Related Articles