Parlamenti i Ukrainës shkruan për medaljen që ndau Kosova për gratë ukrainase

Parlamenti i Ukrainës shkruan për medaljen që ndau Kosova për gratë ukrainase

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka dekoruar gratë e Ukrainës, me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontribut në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë.

Kësaj, Parlamenti i Ukrainës, i ka kushtuar një shkrim të veçantë, ku thuhet se gratë ukrainase morën një çmim për arritjen e tyre, njofton Klankosova.tv.

“Gratë ukrainase morën një çmim për arritjen e tyre. Në forumin “Gratë, paqe, siguri” në Kosovë, i cili mblodhi më shumë se 500 pjesëmarrës nga 33 vende, gratë ukrainase morën një medalje për qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e vendit”.

“Këtë e bëri të ditur deputetja e Popullit e Ukrainës, Yevgenia Kravchuk, e cila mori këtë çmim në emër të të gjitha grave të Ukrainës”.

“Kjo është një medalje për të gjitha gratë ukrainase. Ato shërbejnë në Forcat e Armatosura, trajtojnë, japin mësim, prezantojnë Ukrainën në nivelin më të lartë”, tha Kravchuk.

“Ajo kujtoi se që nga pushtimi në shkallë të gjerë, deputetet femra kanë marrë rolin e përfaqësuesve të vendit në nivel ndërkombëtar dhe janë angazhuar me sukses në diplomacinë parlamentare”.

“Kam mbajtur shumë fjalime pas 24 shkurtit, por kurrë në një vend ku kaq shumë njerëz e kuptojnë se çfarë do të thotë të shohësh tanke në rrugët e tyre. Kjo është ajo që po ndodh në Ukrainë. Ju bëj thirrje, partnerë të Ukrainës: ne duhet të fitojmë. Ne do te fitojme!” ka thënë Kravchuk duke marrë çmimin nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani”.

Related Articles