Parlamenti Kulturor Evropian e dënon luftën në Ukrainë dhe mbështesin popullin e tyre në luftën për pavarësi

Parlamenti Kulturor Evropian e dënon luftën në Ukrainë dhe mbështesin popullin e tyre në luftën për pavarësi

Parlamenti Kulturor Evropian ka bërë të ditur se e mbështesin kombin dhe popullin ukrainas në luftën e tyre për pavarësi, dinjitet dhe liri.

Në një reagim lëshuar anëtarëve të këtij institucioni ndërkombëtar thuhet se duhet të dënohen përpjekjet e Rusisë për të vendosur sërish perandorinë sovjetike shtypëse.

“Është detyrë dhe detyrimi ynë që të zgjedhim vlerat evropiane të demokracisë liberale dhe të qëndrojmë fort pas këtyre vlerave. Është përgjegjësia jonë si intelektualë, artistë dhe qytetarë të punojmë për një të ardhme paqësore të bazuar në vlerat njerëzore”, thuhet në një reagim.

Anëtarë nga Kosova në Parlamentin Kulturor Evropian janë Erzen Shkololli, Memli Krasniqi, Eliza Hoxha, Veton Nurkollari, Jeton Neziraj dhe Fatos Berisha./Gazeta Enigma/

Related Articles