Përfundon aventura evropiane edhe për skuadrën shqiptare Partizanin e Tiranës.
Skuadra nga kryeqyteti shqiptar është eliminuar nga Astan e Kazakistanit pas 180 minutave lojë me rezultat të përgjithshëm 2-1.
Ndeshja e parë në Kazakistan përfundoi 1-0 për vendasit, derisa në ndeshjen e kthimit Partizani nuk arriti më shumë se një barazim 1-1.
Bintsouka Koxy realizoi për shqiptarët në minutën e 25-të për 1-0.
Por mysafirët nga Kazakistani u kthyen në lojë në pjesën e dytë ku në minutën e 46-të barazuan shifrat në 1-1.
Përkundër tentimeve të njëpasnjëshme të vendasve rezultati mbeti baras dhe Partizani u eliminua nga garat evropiane.