Partizani ka zgjedhur trajnerin e ri, Mlladen Milinkoviç për të marrë drejtimin e skuadrës në këtë sezon, raporton Gazeta “Enigma”.
Trajneri serb ka qenë prej ditsh në diskutime me klubin e kuq. Ai ishte një nga alternativat kryesore për të marrë drejtimin e skuadrës që kur u publikua për herë të parë emri i tij, duke pasur parasysh eksperiencën në futbollin tonë, ku ka drejtuar Luftëtarin e Kukësin, e sidomos sukseset që ka arritur me Buduçnostin në Malin e Zi ku është shpallur kampion.
Milinkoviç ka mbërritur sot në Tiranë për të takuar drejtuesit e klubit të kuq dhe për të hedhur firmën në kontratën që e lidh me kryeqytetasit.