Tërmetet vdekjeprurëse me qendër në Kahramanmaraş, rrafshuan plotësisht ndërtesat në lagjen Antakya të Hatay-t.
Mirëpo, pas 12 ditësh, në një kompleks pallatesh të shkatërruar në këtë zonë, janë dëgjuar zëra nën rrënoja. Sipas gjasave, bëhet fjalë për 3 persona, por ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet.
“Ka zëra. Pas 273 orësh kërkime, janë dëgjuar zëra nën rrënoja. Ka akoma shpresë. Mendohet se janë tre anëtarë të familjes Dalyan: Fikret Dalyan, Sema Dalyan, Medina Dalyan. Fillimisht, zëri u dëgjua përmes një aparati dhe u përsërit përgjatë pesë minutave. Më pas, ekspertët përdorën një pajisje akustike më të ndjeshme. Sapo vlerësuan situatën, forcat e kërkim-shpëtimit filluan punën sërish. Sesa thellë mund të kenë mbetur nën rrënoja apo sa kohë i duhet ekipit për t’i nxjerrë, nuk është ende e qartë për momentin.”
Deri më tani, ekipet nuk kanë mundur të flasin drejtpërdrejt me njerëzit nën rrënoja, kështu që nuk dihet gjendja e tyre. Megjithatë, mendohet se janë gjallë të tre, pasi reagojnë ndaj thirrjeve të herëpashershme. Duke qenë në ditën e 12-të pas tërmetit fatal, skuadrat kërkuese janë të vetëdijshme për gjenden serioze shëndetësore të të mbeturve nën rrënoja, ndaj po përpiqen të hapin rrugën sa më shpejt.