Pas 19-vjeçarit, vdes edhe pasagjeri 16-vjeçar nga aksidenti me motor në Vlorë

Pas 19-vjeçarit, vdes edhe pasagjeri 16-vjeçar nga aksidenti me motor në Vlorë

Është rënduar bilanci i aksidentit tragjik në Vlorë, ku dy të rinj që po udhëtonin me motor kanë humbur jetën.

Pas një momenti ku dyshohet se drejtuesi i motorit, 19-vjeçar, humbi kontrollin ata janë aksidentuar këtë të diel në mesditë, në aksin nacional Vlorë–Fier, në vendin e quajtur “Pusi i Mezinit”.

19-vjeçari që drejtonte motorin ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa fatkeqësisht, në një informacion të fundit që vjen në orët e mbrëmjes, policia njofton se edhe i riu që ndodhej pasagjer, një 16-vjeçar, ka humbur jetën rrugës për në spital.

Njoftimi i policisë

“Në vijim të aksidentit të ndodhur sot, në rrugën “Demokracia”, ju informojmë se shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ka qenë drejtuesi i motomjetit.

Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer.

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles