Pas 34 vitesh nën pushtim, Armenia ia kthen Azerbajxhanit 4 fshatra

Pas 34 vitesh nën pushtim, Armenia ia kthen Azerbajxhanit 4 fshatra

Armenia ia ktheu Azerbajxhanit 4 fshatra në rajonin Gazakh të cilat i mbante të pushtuara.

Ky veprim erdhi pas përcaktimit të kufirit mes dy vendeve, ku u vendos një vijë kufitare prej 12,7 kilometrash.

Territoret e Baghanis Ayrim, Ashagi Askipara, Kheyrimli dhe Gizilhajili të rrethit Gazakh të Republikës së Azerbajxhanit u morën nën kontrollin e Shërbimit Kufitar Shtetëror të Republikës së Azerbajxhanit, raporton agjencia e lajmeve nga Azerbajxhani, “Trend”.

Ushtarakët e Shërbimit Kufitar Shtetëror (SBS) ngritën flamurin shtetëror të Azerbajxhanit në 4 fshatra të Gazakhut të çliruara pa asnjë të shtënë pas 34 vitesh.

Dy vendet u dakorduan më 19 prill të këtij viti për Përcaktimin e Kufirit Shtetëror dhe Sigurisë Kufitare, për të siguruar çlirimin e fshatrave Baghanis Ayrim, Ashagi Askipara, Kheyrimli dhe Gizilhajili të rrethit Gazakh të Azerbajxhanit nga pushtimi.

Për të përmbushur dispozitat e protokollit të përmendur, u qartësuan koordinatat e vijës kufitare në bazë të matjeve gjeodezike në terren, si dhe u hartua një protokoll teknik për rezultatet e punimeve të përbashkëta në terren, duke pasqyruar përshkrimin e protokollit të kalimit të vijën kufitare përkatëse. 

Related Articles