Pas abuzimit seksual me të miturën, mbahet protestë para Ministrisë së Arsimit në Prishtinë

Pas abuzimit seksual me të miturën, mbahet protestë para Ministrisë së Arsimit në Prishtinë

Këtë të hëne do të mbahet një protestë para Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në lidhje me abuzimin seksual ndaj një të miture në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.

Protestë kjo që do të mbahet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në orën 12:00 para objektit të MASHTI-t.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka reaguar pas publikimit të një videoje në disa portale, sipas së cilës pretendohet se ka ndodhur një rast i abuzimit seksual në mes të nxënësve në oborrin e një shkolle në kryeqytet.

“Nga zyrtarët e shkollës Policia ka pranuar një informacion me ndjeshmëri, i cili është trajtuar në koordinim me drejtuesit e shkollës, zyrtarët e Qendrës për punë dhe mirëqenie Sociale si dhe Prokurorin e shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles