Pas aksidentit përfundoi në pranga, çfarë ju gjet të riut në automjet

Pas aksidentit përfundoi në pranga, çfarë ju gjet të riut në automjet

Një 20 vjeçar shqiptar është arrestuar në Fidenza të Italisë gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve. I riu shqiptar pësoi një aksident teksa u përplas me një shtyllë ndriçimi gjatë kohës që qarkullonte me makinë.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, brenda makinës ishte edhe një tjetër bashkëatdhetar i të riut. Gjthashtu, gjatë kontrollit të bërë u konstatua se i riu që drejtonte makinën nuk kishte patentë. Ndërsa në derën e automjetit u gjetën doza kokaine dhe kanabisi.

Më tej karabinierët kontrolluan edhe dhomën e hotelit ku po qëndronin dy të rinjtë ku gjetën doza të tjera kanabisi dhe një pistoletë ‘Beretta’.

Ndaj 20 vjeçarit shqiptar rëndon akuza e posedimit të lëndëve narkotike dhe të armëve pa leje.

Related Articles