Pas akuzave se po mban anën e Serbisë, reagon Rama: Në këto raste shpërthejnë të gjitha kanalet e ujërave të zeza

Pas akuzave se po mban anën e Serbisë, reagon Rama: Në këto raste shpërthejnë të gjitha kanalet e ujërave të zeza

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për çështjen e Kosovës, për të cilën tha se Shqipëra është për të qenë në funksion të Kosovës dhe për njohjen përfundimtare me zërin e vet.

Rama tha se ai do të vazhdojë të bëj punën e tij, t’i qëndrojë një për një të gjitha bindjeve, pasi sipas tij, nuk janë bindje të krijuara spontanisht.

”Nuk janë bindje që burojnë nga emocione apo erëra që fryjnë në një drejtim apo një drejtim tjetër, nuk janë zjarre që ndizen apo fiken, por janë bindje që burojnë nga një vizion strategjik i rolit të Shqipërisë në rajon dhe i marrëdhënies së Shqipërisë me Kosovën, në funksion të së cilës Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë ndonjëherë atë që duhet të bëjë”.

”Por Shqipëria nuk është për të mbajtur iso për çdo gjë që thuhet në bazë të analizës, që në të drejtën e tyre bëjnë në Prishtinë. Shqipëria është për të qenë në funksion të Kosovës dhe për njohjen përfundimtare të Kosovës me zërin e vet”, tha Rama për RTSH.

Ndërsa, pas akuzave që iu bënë në Kosovë se Rama me rastin e agresionit të Serbisë më 24 shtator nuk po i del në krah Kosovës, ai tha se “në këto raste shpërthejnë të gjitha kanalet e ujërave të zeza”.

”Nga ana tjetër, kam parë po ashtu se si gjithmonë në këto raste shpërthejnë të gjitha kanalet e ujërave të zeza, kinse patriotizmit, që siç thotë ajo fjala ‘është streha e fundit e maskarenjve”’, deklaroi Rama.

Related Articles