Hapësira ajrore e Iranit është rihapur pjesërisht këtë të martë, pas arritjes së armëpushimit me Izraelin, që i dha fund 12 ditëve të tensioneve ushtarake.
Lajmi u konfirmua nga kompania e monitorimit të aviacionit, FlightRadar24, e cila njoftoi se hapësira ajrore iraniane është tani e hapur për mbërritjet dhe nisjet ndërkombëtare për në/nga Teherani, por vetëm me leje paraprake.
“Sipas njoftimeve më të fundit, hapësira ajrore iraniane është tani e hapur për mbërritjet dhe nisjet ndërkombëtare për në/nga Teherani, por vetëm me leje paraprake,” tha kompania në platformën X (ish-Twitter).