Aktivisti i shoqërisë civile, i cili është pjesë e Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), Dibran Hoxha, ka njoftuar se pas arrestimit të tij të hënën bashkë me kolegun Rron Gjinovci, të cilët penguan gjatë detyrës zyrtare profesorin e UP-së, Bujar Dugolli, tanimë i është ndaluar hyrja në Fakultetin Filozofik.
Njoftimin e dha vetë Hoxha me anë të një postimi në Facebook, ndërsa shkroi se kjo ka ndodhur me arsyetimin se kanë urdhër që mos ta lejojnë një gjë të tillë.
“Urdhrin qe e lëshon veç gjykata në Kosovë, e paskan marr Dekani Dashamir Berxulli dhe plagjiatori Bujar Dugolli”, shkroi Hoxha.
“Kta duhet me dite nihere e pergjithmone qe institucioni publik nuk eshte shpi e tyne, edhe na do t ja bejme te ditur cdo dite e ma shume kete fakt”.
Postimi: