Pas Ballkanit, Daja të mërkurën merr drejtimin e skuadrës së re

Pas Ballkanit, Daja të mërkurën merr drejtimin e skuadrës së re

Pasi dha dorëheqje nga posti i trajnerit të Ballkanit, Ilir Daja menjëherë të mërkurën pritet të fillojë punën te skuadra e re. Trajneri Daja do të marrë drejtimin e Dinamos së Tiranës, shkruan Panorama Sport.

Daja të mërkurën pritet ta ketë stërvitjen e parë me skuadrën e Dinamos, ku kthehet pas 13 vjetësh. Synim i Dajës do të jetë që ta kthejë Dinamon në majën e futbollit të Shqipërisë.

Ai shkroi histori te Ballkani i Suharekës duke e udhëhequr drejt tre titujve të kampionit të Kosovës. Me Dajën në krye, Ballkani arriti dy herë në fazën grupore të Ligës së Konferencës, si asnjë skuadër tjetër nga Kosova.

Daja të dielën është ndarë me Ballkanin.

Related Articles