Britania e Madhe ka arritur një marrëveshje tregtare për Brexit bashkë me Norvegjinë, Islandën dhe Litenshtajnin.
Marrëveshja e cila kap vlerën e 25.17 miliardë eurove, përfshin sektorët dixhital dhe të bujqësisë si dhe ka për qëllim të nxisë ekonominë dhe të rrisë numrin e vendeve të punës, kanë thënë nga Qeveria e Britanisë me anë të një njoftimi për media.
Sekretari i Tregtisë Ndërkombëtare në Mbretërinë e Bashkuar, Liz Truss, ka thënë se marrëveshja është një “shtysë e madhe për tregtinë” me tre vendet tjera.
Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë kompanitë që prodhojnë mjete dixhitale dhe do të lejojnë që mallrat të lëvizin lirshëm nëpërmjet këtyre shteteve, pa ndonjë tarifë.
Tarifa do të zvogëlohet edhe për ushqimet e detit dhe për djathin e produktet e mishit, shkruan Euronews.