Pas debateve me Efin, reagon Kiara: Pendohem që u rifuta

Pas debateve me Efin, reagon Kiara: Pendohem që u rifuta

Duket se Kiara nuk po e përballon dot debatin me Efin, duke qenë se edhe vetë shpeshherë ka përmendur faktin që është shumë emocionale.

Së fundmi, moderatorja në një bisedë me Jorin, i ka thënë që penduar që hyri edhe njëherë tjetër në Big Brother, teksa shtoi se arsyeja e vetme përse vendosi të futej, kur publiku e votoi, ishte Luizi.

Kiara tha se e mori shumë malli për Luizin javën që ishte jashtë dhe se marrëdhënia e tyre do ftohej deri më datë 6 maj, ndaj vendosi që të qëndronte.

Ndonëse publiku, sipas Kiarës, ka qejf të shohë debate, ajo i merr me ankth dhe aspak me qejf, pasi është një lojë dhe nëse zihesh brenda në shtëpi, nuk ngelet më gjë kur del jashtë saj.

Jori nga ana tjetër i tha se loja e Luizit do ishte më e thjeshtë nëse nuk do të ishte Kiara. Sipas saj, ai luan për dy persona, për veten e tij dhe për Kiarën.

Related Articles