Amerika premton edhe 325 milionë euro për Ukrainën

Amerika premton edhe 325 milionë euro për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zotuar për një pako të re asistence për Ukrainën në vlerë prej 325 milionë dollarësh.

Njoftimin e ka bërë, sekretari shtetit, Antony Blinken, gjatë së mërkurës, ku tha se paketa “përfshin më shumë municione për raketat HIMARS dhe artileri, sisteme kundër armaturës, armë të vogla, automjete mbështetëse logjistike dhe mbështetje të mirëmbajtjes thelbësore për forcimin e mbrojtësve të Ukrainës në fushën e betejës”.

Ai ka theksuar se kjo do ta ndihmojë Ukrainën që të mbrohet nga Rusia.

Ndër të tjera, Blinken, ka ftuar Moskën, që ta ndalë luftën që sot.

“Derisa Rusia ta bëjë këtë, Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët do të rrinë të bashkuar me Ukrainën për aq sa të zgjas”.

Related Articles