Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se pas disa muajsh nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19, por duke theksuar se aktualisht janë 40 raste aktive, raporton Gazeta Enigma.
Haziri tutje ka thënë se virusi është ende në mesin tonë dhe se deri në vaksinim të popullatës duhet të vazhdohet me disiplinë.
“Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 21152 mostra, 6401 kanë rezultuar pozitivë, 6215 janë shëruar, 144 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 40 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 16 persona, dhe 86 mostra në pritje për rezultat”, ka shkruar Haziri.