Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e pasditës në Gllarevë të Klinës.
Pas dy orësh përpjekjesh është nxjerrë i gjallë personi i aksidentuar.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi deklaroi për IndeksOnline se tre persona janë lënduar nga ky aksident.
“Aksident mes dy veturave. Tre të lënduar. Janë nisë drejt qendrës së mjekësisë familjare dhe të tre janë me vetëdije” deklaroi Gashi
