Telefonata midis Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin ka përfunduar, sipas medias shtetërore ruse Tass.
BBC raporton se thirrja telefonike zgjati për më shumë se dy orë. Pas telefonatës, Putin tha se thirrja ishte e sinqertë dhe e dobishme.
“Ishte një bisedë shumë informuese dhe mjaft e sinqertë, dhe shumë e dobishme në këtë drejtim. Para së gjithash, e falënderova presidentin e SHBA-së për mbështetjen e SHBA-së në rifillimin e negociatave të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës për një marrëveshje të mundshme paqeje. Presidenti amerikan shprehu qëndrimin e tij për një armëpushim”.
“Nga ana ime, vura re se edhe Rusia favorizon një zgjidhje paqësore të krizës ukrainase. Ne thjesht duhet të përcaktojmë mënyrat më efektive për të ecur drejt paqes”, tha Putin, shkruan BBC.