Pas eliminimit, Manchester City po e shqyrton të ardhmen e Guardiolës

Pas eliminimit, Manchester City po e shqyrton të ardhmen e Guardiolës

Pep Guardiola po përjeton një moment të vështirë te Manchester City pas humbjes së thellë ndaj Real Madridit në Ligëne Kampionëve.

Eleminimi ka ngritur dyshime mbi performancën dhe strategjinë taktike të ekipit, duke vënë në fokus të ardhmen e trajnerit katalanas.

Sipas Sport, trajneri do të zhvillojë një takim të rëndësishëm me drejtuesit e Manchester City për të diskutuar rreth situatës së klubit.

Edhe pse kontrata e tij zgjat deri në vitin 2027, e ardhmja në stol nuk konsiderohet më e sigurt.

Pavarësisht suksesit në kampionatin anglez, humbja kundër Real Madridit ka nxjerrë në pah dobësitë në qasjen sulmuese dhe vendosjen taktike.

Mediat britanike kanë shprehur shqetësime për mënyrën se si Pep ka menaxhuar këtë eliminator, duke rritur presionin mbi të.

Manchester City është një nga klubet më të fuqishëm në botë dhe pritshmëritë ndaj Pep Guardiolës janë të jashtëzakonshme, veçanërisht në Evropë.

Suksesi i vazhdueshëm në Ligën Premier nuk mjafton për të larguar kritikat për mungesën e trofeve kontinentale.

Emra si Xabi Alonso dhe Enzo Maresca po përmenden si zëvendësues të mundshëm në rast largimi të Guardiola.

Megjithatë, vendimi final do të merret pas takimit me drejtuesit dhe reflektimit të trajnerit mbi të ardhmen e tij te City. 

Related Articles