Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mëngjesin e kësaj së marte ka marrë rrugë drejt Gjermanisë.
Por pas kësaj, ajo do të udhëtojë drejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Java e Presidentes Osmani nisi me pritjen e delegacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke vazhduar me vizitën zyrtare në Gjermani dhe në fundjavë ajo do të udhëtojë drejt New York”, është shprehur Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Osmanit.
“Kosova po i rifreskon marrëdhëniet me aleatët”.