Pas golit që shënoi Gjilani, sulmohet portieri i Ballkanit

Pas golit që shënoi Gjilani, sulmohet portieri i Ballkanit

Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit është suspenduar pas skandalit që ndodhi në stadiumin e qytetit në Gjilan pas golit të Koliçit.

Tifozët e Gjilanit u futën në stadium pas golit të Koliçit, me ç’rast edhe sulmuan portierin kundërshtar, Stivi Frashërin.

Pamjet e transmetuara në Art Motion tregojnë qartazi se si dy tifozë të Gjilanit e kanë sulmuar Stivi Frashërin.

Frashëri pas sulmit është dërguar me urgjencë në spital.

Më poshtë mund ta shikoni aktin e tmerrshëm:

Related Articles