Një tërmet me fuqi prej 4.4 shkallësh të Rihterit u regjistrua të shtunën në veri të Italisë, njoftoi Instituti Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.
Nuk pati raportime të menjëhershme për persona të lënduar ose dëme, shkruan Reuters, përcjell Gazeta ‘Enigma’.
Dridhja ndodhi afër qytezës Bonate Sotto, jo larg qytetit të Bergamos, njoftoi instituti italian. Tërmeti u ndie fuqishëm edhe nga banorët e Milanos, që është qyteti i dytë më i madh në Itali.
Rreth 30 minuta pas tërmetit, departamenti kombëtar i zjarrfikësve tha se nuk ka marrë raportime për dëme ose thirrje për ndihmë.
Më herët të shtunën, një tërmet prej 5.4 shkallësh ndodhi në jug të Greqisë, në detin mes Peloponezit dhe Kretës, raportoi Instituti Gjeodinamik i Athinës. Nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar ose dëme./Gazeta Enigma/