Shtatë tifozë të ekipit kombëtar të Serbisë janë dërguar në mbajtje më 16 qershor, pasi ishin përfshirë në një përleshje në qytetin Gelsenkirchen në Gjermani, para ndeshjes së skuadrës së tyre kundër Anglisë në Kampionatin Evropian të futbollit.
Policia tha se u detyrua t’i ndajë tifozët anglezë dhe ata serbë, të cilët u përleshën mes vete para ndeshjes.
Asnjë tifoz anglez nuk u arrestua, sipas policisë.