Dje me datë 23 gusht ka përfunduar afati për aplikimin për të konvertuar pantë shoferët nga ata ilegalë të Serbisë, në zyrtarë të Kosvoës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka falënderuar qytetarët serb për konvertimin e patentë shoferëve.
“Me 6509 aplikime në gjithë Republikën e Kosovës përfundon afati i konvertimit të patentë shoferëve nga ata ilegal të Serbisë në zyrtar të Republikës së Kosovës. I falënderoj të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe zbatimin e vendimit tonë. U jam mirënjohës stafit të Agjencisë së Regjistrimit Civil për punën e palodhshme gjatë kësaj kohe e në vazhdimësi”, shkroi Sveçla në Facebook
Një të tillë falënderim e bëri edhe kryeministri Kurtim para pak orësh. /Gazeta Enigma
Pas Kurtit edhe Sveçla falënderon serbët për konvertimin e patentë shoferëve
