Kurti në takim lamtumirës me ambasadorin jo rezident të Irlandës

Kurti në takim lamtumirës me ambasadorin jo rezident të Irlandës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadorin jo rezident të Irlandës për Kosovë, Ronan Gargan.

Në këtë takim miqësor u ritheksuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe përkushtimi i dyanshëm për thellim dhe zgjerim të mëtejmë të bashkëpunimit.

Kurti e falënderoi ambasadorin Gargan për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij përgjatë misionit, veçanërisht mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës për Kosovën në rrafshin ndërkombëtar e organizatat evropiane e demokratike ku vendi aspiron të aderojë.

U tha se marrëdhëniet e dy shteteve kanë avancuar gjatë viteve të fundit e janë karakterizuar dhe nga vizita të nivelit të lartë, sikurse vizita e vitit të kaluar në Kosovë e ministrit irlandez për Çështje Evropiane, Thomas Byrne. U theksua se Kosova dhe Irlanda ndajnë vlera e parime të përbashkëta, të cilat lehtësojnë bashkëpunimin në sfera të ndryshme.

Kurti dhe ambasadori Gargan bashkëbiseduan edhe për situatën në veri të Kosovës dhe zhvillimet e fundit.

Related Articles