Në njoftimin e lëshuar pak më parë, KOSTT lajmëron se gjendja në sistem është stabilizuar pas rritjes së prodhimit vendor.
“KOSTT njofton opinionin publik se gjendja në sistemin elektroenergjetik është normalizuar dhe stabilizuar, pas implementimit të masave të koordinuara për balancimin e ngarkesës dhe përmirësimin e parametrave të furnizimit me energji. Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe efikase, duke rritur prodhimin vendor të energjisë elektrike, një masë kyçe që ka garantuar stabilitetin dhe vazhdimësinë e furnizimit si dhe integritetin e sistemit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Njoftimi i plotë:
📌𝐒𝐭𝐚𝐛𝐢𝐥𝐢𝐳𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐠𝐣𝐞𝐧𝐝𝐣𝐚 𝐧ë 𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦 𝐩𝐚𝐬 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬ë 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐫
KOSTT njofton opinionin publik se gjendja në sistemin elektroenergjetik është normalizuar dhe stabilizuar, pas implementimit të masave të koordinuara për balancimin e ngarkesës dhe përmirësimin e parametrave të furnizimit me energji.
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe efikase, duke rritur prodhimin vendor të energjisë elektrike, një masë kyçe që ka garantuar stabilitetin dhe vazhdimësinë e furnizimit si dhe integritetin e sistemit.
Kërkohet nga të gjitha palët pjesëmarrëse në treg të respektojnë rregulloret operative dhe obligimet kontraktuale, për të siguruar një operim të qëndrueshëm, të sigurt dhe të optimizuar të rrjetit elektroenergjetik.
KOSTT do të mbetet në gjendje gatishmërie operative, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për stabilitetin dhe performancën e sistemit, në përputhje me kompetencat ligjore dhe përgjegjësitë operative.
