Deputetët e Listës Serbe ishin të pranishëm sot në Kuvendin e Kosovës për disa minuta, raporton Gazeta Enigma.
Me t’u nënshkruar në listë, ata u larguan nga salla.
Zakonisht për mos ta humbur mandatin e deputetit, ata e bëjnë këtë veprim.
Ata zakonisht vijnë në seancë kur ka ndonjë temë që i prek interesat e tyre, ose kur përafrohet koha kur ata mund ta humbasin mandatin e tyre.
Dhe sipas ligji kur një deputet nuk merr pjesë rregullisht në seancë, ai e humbet mandatin e tij.