Ambasadori i Kosovës në zyrën ndërlidhëse ne Beograd Jetish Jashari e ka takuar më në fund ish pjesëtarin e UÇK-së Dakaj që është arrestuar në Serbi. Për televizionin ka folur edhe vëllai i Hasan Dakajt që ka ngritur dyshime se vëllai i tij po keqtrajtohet atje, teksa thotë se janë në terr informativ.
Tash e 6 ditë prej kur Policia serbe ka arrestuar në Merdar ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, familja e tij ka folur me të vetëm një herë edhe atë 1 minutë.
Prej kur atë ditë ka pasur atë bisedë të shkurtër me bashkëshorten vëllai i tij, Gëzimi thotë se nuk po arrijnë ta kenë as një kontakt të drejtpërdrejt e aq më pak vizitë, për cka dyshimet i kanë se Hasani është duke u keqtrajtuar.
“Vetëm ditën e parë që ka fol, e shoqja 1 minutë, ma sjemi ni hic, jemi tu shiku, vec po na gënjejnë jo sot jo nesër.. Aty është faji i serbëve nuk, ndodhë që e kan rrahë, e kanë dhunu vllaun atje, psiqikisht dhe fizikisht. Për ata nuk pranojnë se edhe një ambassador i Britanisë ka pasë me shku me taku, po presimn”, ka thënë Gëzim Dakaj- Vëllau i Hasan Dakaj .
Zhgënjimin familja e ka me institucionet, nga të cilët thonë se s’kanë marr asnjë mesazh.
“Shtetit si intereson, askush nuk ka ardhë me na e hapë derën, as kryesi e qytetit, as e qendrës, kush i gjallë, me ardhë me thanë po na vjen keq qysh ndodhi t’paktën”, ka thënë ai.
E reja është se këtë të mërkurë, më në fund është lejuar që ta vizitojë Jetish Jashari diplomati nga Zyra Ndërlidhëse në Beograd.
“Jam në kontakt direkt me ambasaodrin e angazhuar në zyrën ndërlidhëse në Beograd Jetish Jashari, ic ili sot më ka njoftuar se i është lejuar vizita te Hasan Dakaj, në qendrën e Paraburgimit dhe më ka njoftuar se e ka vizituar. Ai para se të dërgohen në qendrën e paraburgimit ka thënë se pso më lënë gjë pa më bërë, ko i bie se është keqtrajtuar”, ka deklaruar Xhevdet Smakiqi, avokat i familjes Dakaj./Dukagjini/