Pas një kohe të gjatë Zelensky fotografohet afër gruas së tij

Pas një kohe të gjatë Zelensky fotografohet afër gruas së tij

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është fotografuar në krah të bashkëshortes së tij Olena për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, pothuajse 3 muaj më parë.

Dyshja ishin t ë pranishëm në varrimin e presidentit të parë ukrainas, Leonid Kravchuk, ceremonia u mbajt ditën e sotme në Kiev.

Muajin e kaluar, Olena zbuloi se me bashkëshortin e saj ka folur vetëm në telefon, që në momentin kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Ajo u largua nga pallati presidencial në Kiev, së bashku me dy djemtë./ GazetaEnigma

Related Articles