Pas njohjes së Kosovës, Osmani vizitë zyrtare në Malajzi

Pas njohjes së Kosovës, Osmani vizitë zyrtare në Malajzi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Malejzi, nga data 1 maj deri me 4, raporton Gazeta Enigma.

 Kjo është vizita e parë e Osmanit në Malajzi që kur ka marrë detyrën si presidente.

Siç ka njoftuar MPJ e Malajzisë, Osmani do të pritet zyrtarisht në kryeqytetin Putrajaya, dhe më pas do të takohet me kryeministrin Dato’Serbi Anwar Ibrahim.

Diskutimet do të koncentrohen në rritjen e shkëmbimeve bilaterale, si në tregti, investime, edukim dhe lidhjet mes njerëzve.

MPJ e Malajzisë rikujton se e kanë njohur Kosovën më 30 tetor 2008 dhe kanë qenë një ndër vendet e para të Azisë që kanë njohur pavarësinë . / Gazeta Enigma.

Related Articles