Pas Komunës së Obiliqit dhe asaj të Gjilanit, edhe Komuna e Rahovecit ka marrë vendim sot për ndalimin e përdorimit të fishekzjarreve.
Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi ka njoftuar se ata që nuk e respektojnë këtë vendim do të gjobiten me 100 euro.
“Për sigurinë dhe qetësinë tuaj gjatë festave të fundvitit, kam urdhëruar ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësirat publike. Zbatimi i këtij vendimi do të mbikëqyret nga inspektorët dhe Policia, ndërsa shkelësit do të ndëshkohen me gjobë prej 100 euro”, ka shkruar Latifi në Facebook.
Vendimi i plotë: