Pas PDK-së, edhe AAK-ja sot mbledh kryesinë

Pas PDK-së, edhe AAK-ja sot mbledh kryesinë

Një ditë pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, ku u bë e ditur dorëheqja e Memli Krasniqit, sot pritet të mbajë të njëjtën mbledhje edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në këtë mbledhje e cila është paraparë të nisë në orën 17:00, do të marrin pjesë edhe kryetarët e degëve të partisë.

Do të diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend, në një periudhë kur kanë mbetur pak ditë deri në thirrjen e seancës për votimin e mundshëm të Glauk Konjufcës si mandatar për formimin e Qeverisë, pas mandatimit nga presidentja Vjosa Osmani.

Po ashtu, pritet që pjesë e diskutimeve të jenë edhe përgatitjet e Aleancës në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kujtojmë se në zgjedhjet komunale të mbajtura së fundmi, AAK konfirmoi fuqinë politike duke ruajtur 5 komunat ku kishte qeverisur deri tani..

Partia e Ramush Haradinajt do të jetë pjesë e bashkëqeverisjes në mbi 10 komuna të tjera, ndërkaq do të përfaqësohet në asambletë komunale me 98 asambleistë, duke marrë mbi 87 mijë vota.

Related Articles