Lidhja Demokratike e Kosovës ka dërguar në Kushtetuese sot pasdite dy ligje të miratuara ditë më parë nga mazhoranca e Kuvendit, atë për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Kryetari i Grupit të kësaj partie, Arben Gashi, i dorëzoi ligjet në Kushtetuese, bashkë me statutin e Universitetit të Prishtinës,
Ai tha se ka “shkelje kushtetuese” nga qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.
Njëjtë dje veproi edhe Partia Demokratike e Kosovës. /Gazeta Enigma