Pas PDK-së, Lajçak i shkon në zyrë Ramush Haradinajt

Pas PDK-së, Lajçak i shkon në zyrë Ramush Haradinajt

Pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është pritur nga kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton Gazeta Enigma.

Gjatë ditës emisari evropian do të qëndrojë edhe në selinë e LDK-së.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak të enjten gjatë vizitës në Kosovë takoi presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar ankesin e zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Lajçak takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e quajti konstruktiv, të rëndësishëm dhe shumë të frytshëm, gjersa në një deklaratë para gazetarëve theksoi se pritshmëritë e tij në takim me të parin e ekzekutivit janë përmbushur sa i përket asaj se si e sheh Kosova zbatimin e planit të Propozimit evropian për Marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Related Articles