Pas tensioneve në Kuvendin e Kosovës, opozita e ka kundërshtuar vazhdimin seancës.
Deputetët e PDK-së, në seancën e kuvendit kanë vendosur pankarta në të cilat shihen kryeministri i vendit, Albin Kurti, e shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari, me hunë të zgjatura e shprehjen serbe “zdravo”.
Ndërkaq, pas disa minutash, situata ka qenë pak më e relaksuar, ku pas çdo votimi, deputetja Ganimete Musliu ka brohoritur “Zdravo Qeveria”.