PDK-ja do të mbajë konferencë për media pas përplasjeve mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së në seancën e Kuvendit, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një komunikate për media, PDK ka njoftuar se Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri do të flas para mediave në ora 12:30.
Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pas përplasjeve të opozitës me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, shkruan Gazeta Express.
Teksa kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci kërkoi 15 minuta, pauzë, pas lëshimit të sallës nga opozita, në hyrje të sallës së Kuvendit është krijuar një tollovi në mesin e deputetëve.
Një prej deputetëve është mbajtur për krahu nga disa deputetët. Nga videot e publikuara, Hajdar Beqa, cili shihet që është përplasur me deputetin e VV’së, Besim Muzaqin.
Fillimisht janë përplasur Memli Krasniqi dhe Faton Peci, e më pas janë përfshirë edhe Hajdar Beqa e Arbërie Nagavci e Besim Muzaqi.